Site icon Telegrafi

Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet se ka dhunuar seksualisht një femër

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Obiliq, pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar seksualisht një femër.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më datën 9 nëntor, ndërsa arrestimi i personit të dyshuar është bërë gjatë ditës së djeshme, transmeton Telegrafi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Ashkali i cili dyshohet se kishte dhunuar seksualisht viktimën femër K/Ashkalike. I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se kishte pasur lidhje dashurie me viktimën”, njofton Policia e Kosovës.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Telegrafi/

Exit mobile version