Telegrafi

Arrestohet një person në Mitrovicë për dhunë në familje

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është arrestuar në Mitrovicë për dhunë në familje.

Rasti ka ndodhur të martën në mbrëmje.

“Bazuar në deklaratën e viktimës bëhet e ditur se i dyshuari anëtar i së njëjtës familje në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe anëtarëve tjerë të familjes”, thuhet në njoftim.

Siç bëhet e ditur hetuesit  policor në kuadër të Stacionit Policor në Mitrovicë, në koordinim me prokurorin e rastit e mbrojtësin e viktimave kanë ndërmarrë veprime të nevojshme në hetim dhe trajtim të rastit.

Ndërsa, pas procedurave intervistuese, të  dyshuarit me aktvendim të prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë. /Telegrafi/