Telegrafi

Arrestohet një person në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, i dyshuar për shitblerje të narkotikëve

Foto: Ilustrim

Policia ka arrestuar një person në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, pasi i njëjti dyshohet se merret me shitblerje të narkotikëve.

Siç thuhet në njoftim, gjatë bastisjes, policia ka konfiskuar marihuanë dhe mbi 200 euro.

“Rr. Magjistrale Prishtinë-Ferizaj, Prishtinë 19.04.2024-18:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, me dyshimin e bazuar se merret me shitblerje të narkotikëve. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar 49.9 gram marihuanë, një telefon celular dhe 270 €”, vijon njoftimi.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje./Telegrafi/