Një person i moshës 60 vjeçare arrestohet pasi lëvizte i armatosur me armë zjarri pistoletë, me fishekë në fole gati për qitje në Lushnje.
Sipas një njoftimi nga Policia e Shtetit bëhet e ditur se pas arrestimit janë sekuestruar një arsenal armësh (4 armë gjahu pa leje, 1 armë zjarri pistoletë), gjerdanë arme gjahu me fishekë, municion luftarak, radio të ngjashme me ato të Policisë.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë pas informacioneve se 1 shtetas lëviz i armatosur në qytet, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij. Në kuadër të operacionit ‘Guns’, për këtë rast u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi: -A. M., 60 vjeç, banues në fshatin Mërtish”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/