Një person është arrestuar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar një pushke gjutie e kalibrit 5.5 mm si dhe leja e armës nga shteti i Serbisë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 11:00, në Leposaviq.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie e kalibrit 5.5 mm dhe leja e armës e lëshuar nga shteti i Serbisë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/