Telegrafi

Arrestohet një person në Klinë, u zu në flagrancë duke u marrë me bimë narkotike

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar në Klinë, pasi policia e kanë zënë në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike të cilat ishte duke i kultivuar.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur mesditën e së enjtes.

“Klinë, 23.09.2021 – 12:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nga njësitë policore është zënë në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike të cilat i kishte kultivuar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 6 bimë të llojit kanabis Sativa, ndërsa gjatë bastisjes, në shtëpinë e të dyshuarit janë gjet dhe sekuestruar dy armë automatike AK 47, 98 fishekë të kalibrit 7.62×39 mm. dhe një palë dylbi të armës. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së. /Telegrafi/