Në fshatin Gllarevë të Klinës, të enjten, në orën 14 e 50, është arrestuar një person, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person zyrtar.
Sipas Policisë së Kosovës, personi në fjalë kishte sulmuar fizikisht një zyrtar të KEDS-it.
“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet më tutje në njoftim. /Telegrafi/