Në fshatin Budisalc në Klinë, të enjten, është arrestuar një person, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie dhe një pushkë ajrore.
Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
“I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në këtë raport. /Telegrafi/