Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën në Kaçanik, në ora 19:15, është arrestuar një person që kishte penguar zyrtarët policorë në arrestimin e një personi të kërkuar nga gjykata.
Sipas Policisë së Kosovës, personi që kishte penguar zyrtarët policorë, e kishte fshehur të kërkuarin në bagazhin e automjetit të tij.
“Pas intervistimit i dyshuari me vendimin e prokurorit lirohet”, ka sqaruar Policia e Kosovës. /Telegrafi/