Telegrafi

Arrestohet një person në Istog, ushtroi dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij

Foto: Ilustrim

Policia ka arrestuar një person në Istog, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj gruas së tij.

Rasti ka ndodhur ditën e shtunë, rreth orës 21:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Telegrafi/