Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Istog, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Rasti ka ndodhur ditën e premte, rreth orës 11:00.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima së bashku me fëmijët e saj është dërguar tek familja e saj, ndërsa i dyshuari është arrestuar”, vijon njoftimi.
Me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/