Telegrafi

Arrestohet një person në Istog, në shtëpinë e tij iu gjetën mbi një kilogram marihuanë e heroinë

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar të hënën mbrëma në Istog si i dyshuar për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Policia njofton se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij kanë gjetur dhe konfiskuar mbi një kilogram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë dhe heroinë.

“Istog 02.01.2023-19:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, njësitet policore gjatë kontrollit në shtëpinë e tij kanë gjetur dhe konfiskuar 1295.6 gramë (1 kg e 295.6 gramë) substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, 0.3 gramë heroinë, një shishe qelqi me substancë të lëngshme e llojit metadon dhe një telefon të tipit Samsung”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/