Site icon Telegrafi

Arrestohet një person në Istog, dyshohet se vodhi një dozë të vaksinës kundër coronavirusit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Istog, pasi që i njëjti dyshohet se ka vjedhur një dozë të vaksinës kundër COVID-19.

Rasti ka ndodhur ditën e mërkurë, rreth orës 07:43, transmeton Telegrafi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili derisa kishte qenë në qendrën e vaksinimit në Istog dyshohet se kishte vjedhur një Flakon dozë të vaksinës anti Covid. Nga i dyshuari njësiti policor ka sekuestruar dozën e vaksinës dhe prapë është kthyer në qendër”, thuhet në njoftim.

Policia, bën të ditur se urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version