Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Graqanicë, pasi që i njëjti dyshohet se kishte kryer vjedhje të duhanit.
Siç njofton Policia, vlera e duhanit të vjedhur ishte në vlerë 6 mijë e 436 euro.
“Më 12.11.2021 policia ka arrestuar një të dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte kryer vjedhje të duhanit (cigareve) në vlerë 6436 € nga një dyqan. I dyshuari ka qenë i punësuar në dyqanin ku ka kryer vjedhjen”.
Policia bën të ditur se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/