Telegrafi

Arrestohet një person në Graçanicë, sulmoi fizikisht një femër

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Graçanicë për sulm fizik ndaj një femre.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 21:35.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje të çastit që kishte pasur me viktimën femër e kishte sulmuar fizikisht atë”.

I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/