Një person është arrestuar pasi sa ishte në gjendje të dehur, dyshohet se ka fyer bashkëshorten e tij, e më pas me veturën e tij ka goditur veturën e bashkëshortes.
Rasti ka ndodhur në Graçanicë.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Graçanicë 29.06.2020-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka fyer bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare dhe më pas me veturën e tij ka goditur veturën e bashkëshortes. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/