Telegrafi

Arrestohet një person në Gjilan, sulmoi motrën e tij

Një person është arrestuar në Gjilan, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht motrën e tij.

Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një revole me tre fishekë dhe një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar, ndërsa, rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në këtë komunikatë. /Telegrafi/