Policia e Kosovë, ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur ditën e mërkurë në Gjilan.
Policia bën të ditur se një person ka sulmuar familjarët e tij, ky dy nga ta kanë pësuar lëndime trupore, transmeton Telegrafi.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar familjaret e tij. Si pasojë dy nga familjaret pësojnë lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia thekson se me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/