Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në fshatin Malishevë të Gjilanit, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj familjarëve të tij.
Policia bën të ditur se personi i dyshuar në ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht babanë dhe vëllanë e tij, transmeton Telegrafi.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka fyer dhe sulmuar fizikisht dy viktimat babanë dhe vëllain e tij . Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/