Site icon Telegrafi

Arrestohet një person në Gjilan për posedim të drogës dhe armëmbajtje pa leje

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit, ka njoftuar se më 05 Korrik 2018 rreth orës 03:05, njësitet patrulluese nga stacioni i policisë, gjer sa ishin duke patrulluar ne rrugën “Idriz Seferi” kishin vërejtur një veturë BMË ngjyre hiri me tabela 01 e cila ishte e parkuar ne skaj te rrugës, në veturë kishin qenë dy persona, gjate kontrollimit të personave në fjalë i dyshuari A. S. shtetas i Kosovës kishte arritur të ik.

“Zyrtarët policor kanë filluar ndjekje dhe pas pak kanë arritur ta ndalojnë, dhe arrestojnë në afërsi të Zjarrfikëseve, personin e dyshuar, dhe gjatë kontrollit detal i është gjetur një armë zjarri Pistoletë e markës ZORAKI M 906-B me tre fishekë të kalibrit 7.65 mm.

Gjatë hetimeve në vazhdim përmes veprimeve operative, sot rreth orës 08:00, Policia e Kosovës njësitet anti drogë kanë pranuar një informatë të besueshme se personi i cili është arrestuar në orët e hershme të mëngjesit për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll e pa autorizuar e armës”, munde te ketë në posedim substance narkotike.

Me autorizim të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, njësiti anti drogë dhe Njësiti i hetimeve për Krime të Rënda –Gjilan të asistuar nga njësitet Patrulluese të Stacionit Policor kanë kontrolluar Banesën e të dyshuarit në Rrugën “Idriz Seferi” këtu në Gjilan ku gjate kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një qese me substancë narkotike të dyshuar Kokainë me peshë 1.7 gram e cila është sekuestruar në cilësi të provave materialë. I dyshuari është intervistuar në prezence të avokatit mbrojte dhe me akte vendim të Prokurorit të shtetit i njëjti ndalet në mbajtje për 48 orë.

Ai ngarkohet për dy veprat penale:

1:”Posedim i Paautorizuar i Narkotikeve te Rrezikshëm dhe Substancave Psikotropike neni 275” ,

2: “Mbajtje në pronësi, kontroll e pa autorizuar e armës”

Rasti procedohet në PTHDKP-Gjilan për procedim te mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/

Exit mobile version