Telegrafi

Arrestohet një person në Gjilan, i kërkuar nga policia për veprën penale ‘Mashtrim’

Foto: Ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar Shqiptar Kosovar A.I. (1979).

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan për veprën penale ‘Mashtrim’ me dënim burgimi prej katër (4) muajsh.

Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave”.

“Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë dhe nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë Stacionin më të afërt, përmes aplikacionit ‘Lajmëro Policinë’, E-mail:info@kosovopolice.com  dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.