Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Malishevë, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht një femër.
Rasti i ngacmimit ka ndodhur ditën e enjte, rreth orës 16:00, transmeton Telegrafi.
“Më 18.04.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në njoftim./Telegrafi/