Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, nën dyshimin se i njëjti ka dhunuar seksualisht një femër.
Rasti ka ndodhur në nëntor në Gjilan.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, nën dyshimin se i njëjti e ka dhunuar seksualisht viktimën femër”, thuhet në njoftim.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/