Telegrafi

Arrestohet një person në Gjakovë – për shkaqe pronësore gjuajti me armë vëllain e tij

Një person është arrestuar të martën në Gjakovë, pasi i njëjti dyshohet për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Policia njofton se për shkaqe pronësore i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të vëllait të tij.

“Gjakovë, 21.06.2022-22:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti për shkaqe pronësore ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull  kosovar – vëllait të tij”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri, gjashtë gëzhoja te kalibrit 9×9 mm, dy karikatorë dhe 189 fishekë të kalibrit 9 mm”, thuhet tutje në raport.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/