Telegrafi

Arrestohet një person në Gjakovë, keqpërdori fëmijët për pornografi

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës në Gjakovë, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar – Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, ka arrestuar të dyshuarin mashkull K-Shqiptar me dyshimin e kryerjen së veprës ‘Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi’.

Pas intervistimin me urdhër të prokurorit është kontrolluar një shtëpi dhe është konfiskuar një pajisje elektronike si provë materiale.

I dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/