Telegrafi

Arrestohet një person në Gjakovë, iu gjet marihuanë në shtëpi

Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi që pas kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 19.13 gramë, 3 pako rizlla dhe një celular.

Si të dyshuar janë arrestuar edhe dy meshkuj K/Romë dhe një mashkull K/Shqiptar, pasi që të njëjtit janë zënë duke blerë substancë narkotike nga i dyshuari.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari i parë është dërguar në mbajte, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/