Një person është arrestuar këtë të martë në Gjakovë, pasi dyshohet për dhunë në familje.
Policia njofton se rasti ka ndodhur në rrugën “Abedin Terbeshi”, ndërsa i dyshuari i lindur në vitin 1982, kishte në posedim armë në mënyrë të paautorizuar.
“Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar se posedonte armë në mënyrë të paautorizuar. I njëjti ka dorëzuar një pistoletë, një karikator dhe tri copë fishekë”, thuhet në komunikatën për media.
Armët dhe municioni janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë.
Ndaj tij është iniciuar rast “Dhunë në familje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /Telegrafi/