Telegrafi

Arrestohet një person në Gjakovë, detyroi një femër të merret me prostitucion

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjakovë, i dyshuar për veprën penale “Mundësim Detyrim në Prostitucion”.

Policia njofton se rasti ka ndodhur në ‘Motel Fontana’, transmeton Telegrafi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për ‘Mundësim Detyrim në Prostitucion’ të viktimës femër kosovare”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/