Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij.
Rasti ka ndodhur rreth orës 18:00.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij -kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia bën të ditur se në konsultim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/