Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me dy viktimat meshkuj kosovar, dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në afërsi të tyre.
Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe një predhë të fishekut, ndërsa i dyshuari ka dorëzuar një pistoletë e cila dyshohet se është përdorur.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor. /Telegrafi/