Site icon Telegrafi

Shantazhoi femrën që kishte lidhje jashtë martesore me të se do t’i publikojë video intime, arrestohet personi në Fushë Kosovë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar një person në Fushë Kosovë, pasi që i njëjti kishte shantazhuar një femër, se do t’i publikojë fotografi dhe video intime.

Siç njofton policia, ata kishin pasur një lidhje jashtë martesore për disa vite, transmeton Telegrafi.

“Fushë Kosovë 09.06.2021-15:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është duke u shantazhuar nga i dyshuari mashkull kosovar se do të publikoj fotografi dhe video intime, pasi që me të dyshuarin e lartcekur për disa vite kishte pasur lidhje jashtë martesore”, njofton Policia.

Më tej, në njoftim thuhet se lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit kujdestar, i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/

Exit mobile version