Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Fushë Kosovë, për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.
“Gjatë legjitimimit dhe kontrollit në trup dhe në dy banesat e tij i janë gjetur dhe sekuestruar: 174 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 10 gramë marihuanë, dy pistoleta me 23-copë fishekë, një veturë, dy telefona mobilë dhe 1700 (një mijë shtatëqind) €”, thuhet në raportin e policisë.
I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/