Site icon Telegrafi

Arrestohet një person në Fushë Kosovë për mashtrim, kishte marrë 9 mijë euro por se dorëzoi mallin

Është arrestuar një person në Fushë-Kosovë për mashtrim, njofton polica.

Sipas policisë, kontabilisti i një firme kishte njoftuar se një i dyshuar ka pranuar rreth 9000 euro për furnizim me mall, por se nuk e ka dorëzuar mallin.

“Ankuesi mashkull kosovar kontabilist në një firmë ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka pranuar rreth 9000 €  për furnizim me mall por i njëjti një kohë të gjatë nuk e ka dorëzuar mallin. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, njofton policia./Telegrafi/

Exit mobile version