Telegrafi

Arrestohet një person në Fushë Kosovë për dhunë ndaj bashkëshortes

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Fushë Kosovë për sulm fizik ndaj bashkëshortes.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 20:30.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër  kosovare”, thuhet në raportin policor.

Viktima ka pësuar lëndime, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/