Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Fushë Kosovë për sulm fizik ndaj bashkëshortes.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 20:30.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin policor.
Viktima ka pësuar lëndime, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/