Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi i njëjti dyshohet se kishte dhunuar seksualisht një vajzë të mitur.
Arrestimi i tij u bë më 23 shtator, transmeton Telegrafi.
“Fushë Kosovë 23.09.2024 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që e kishte dhunuar seksualisht të miturën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Telegrafi/