Site icon Telegrafi

Arrestohet një person në Ferizaj për dhunë në familje dhe mbajtje në pronësi të armëve

Policia e stacionit në Ferizaj me datën 25.08.2024 rreth orës 16:45 ka pranuar një informacion se në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Ferizaj është një rast i dhunës në familje.

“Policët e rendit dhe hetuesit e Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të arrestojnë personin, mashkull kosovar, i moshës 30 vjeçar, i cili kishte shkaktuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”, njofton Policia.

Gjatë hetimit të rastit nga i dyshuari është sekuestruar një armë zjarri (pistoletë) me 6 fishekë.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, pas intervisitimit nga hetuesit policorë,  i dyshuari për dhunë në familje është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore./Telegrafi/

Exit mobile version