Një person që po kërkohej nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, është arrestuar gjatë ditës së sotme në Ferizaj.
Sipas raportit të Policisë, hetuesit policorë kanë shkuar menjëherë në vendin ku dyshohej se po qëndronte personi i panjohur.
Pasi është intervistuar nga hetuesit policorë dhe është verifikuar përmes autoriteteve ndërlidhëse ka rezultuar se personi mashkull 43 vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut ishte i kërkuar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut për veprat penale ‘‘Mashtrimi” dhe Falsifikimi i dokumenteve”.