Telegrafi

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se dhunoi një 26-vjeçare në motel

Foto: Ilustrim

Është arrestuar një 31-vjeçar në Ferizaj, nën dyshimin se ka dhunuar një 26-vjeçare në një motel.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënës i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot, rreth orës 04:00 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se rreth orës 00:30 në rrugën magjistrale Ferizaj Prishtinë në një motel në Ferizaj dyshohej se ishte një rast “Dhunimi”. Policët hetues dhe krimteknikët e Sektorit Rajonal të Hetimeve i kanë marr veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar i kanë nisur hetimet”.

“Në lidhje me këtë policët hetues kanë identifikuar e më pas kanë arrestuar personin mashkull, kosovar i moshës 31 vjeçar me dyshimin se ka kryer veprën penale ” Dhunimi” ndaj femrës kosovare e moshës 26 vjeçare”, tha Veseli.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj.

Pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.