Një person është arrestuar në Drenas, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht një person tjetër.
Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 17:40.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/