Një person është arrestuar në Drenas pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar trajtim mjekësor.
Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14:35.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie dhe 12 fishekë”, njofton policia.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/