Telegrafi

Arrestohet një person në Drenas për “Sulm seksual”

Foto: Ilustrim

Të mërkurën është arrestuar një person në Drenas, i dyshuar për “Sulm Seksual”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se Prokurori i Shtetit do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, në gjykatën kompetente.

“Prokurori i Shtetit është ndaluar një (1) person (madhor), i dyshuar për veprat penale “Ngacmimi seksual”, “Sulmi seksual” dhe “Dhunimi”, ndërsa, brenda afatit ligjor”.

“Për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, si dhe fazës hetimore, nuk mund të japim detaje të tjera”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë./Telegrafi/