Site icon Telegrafi

Arrestohet një person në Drenas, ishte duke bashkëjetuar me një të mitur

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Drenas, pasi që i njëjti ka bashkëjetuar me një vajzë të mitur.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori, i cili edhe ka rekomanduar që viktima të dërgohet në strehimore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka qenë duke bashkëjetuar me viktimën femër kosovare e mitur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i cili ka rekomanduar që viktima të dërgohet në strehimore ndërsa i dyshuari pas intervistimit të lirohet në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në raportin e Policisë. /Telegrafi/

Exit mobile version