Site icon Telegrafi

Arrestohet një person në Deçan, sulmoi policët pasi i shqiptuan një tiketë trafiku

Policia e Kosovës dje rreth orës 15:45 ka arrestuar një person në komunën e Deçanit pasi që i njëjti kishte kanosur zyrtarët policorë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka kanosur zyrtarët policorë, të cilët i kishin shqiptuar një tiketë trafiku për kundërvajtje në trafik”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Telegrafi/

Exit mobile version