Site icon Telegrafi

Arrestohet një person në Bullgari, dyshohet se ka lidhje me vrasjen e gazetares Viktoria Marinova

Policia bullgare ka arrestuar një person të dyshuar për vrasjen e gazetares Viktoria Marinova, raporton Reuters duke u thirrur në burime brenda qeverisë të afërta me zyrtarët hetimorë.

“Mund të konfirmojnë se i dyshuari është arrestuar”, ka deklaruar një burim duke mos dashur të japë detaje, transmeton Telegrafi.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme nuk ka dashur të konfirmojë apo mohojë këtë informacion, duke thënë se lidhur me këtë ministria do të deklarohet gjatë ditës.

Në ndërkohë, radioja nacionale e Bullgarisë ka raportuar se është arrestuar një shtetas rumun që dyshohet se ka lidhje më këtë vrasje.

Gazetarja hulumtuese Viktoria Marinova, 30-vjeçe, ishte rrahur brutalisht, përdhunuar dhe më pas trupi i saj ishte hedhur në qytetin Ruse në pjesën veriore të Bullgarisë. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version