Telegrafi

Arrestohet një person në Aeroportin e Shkupit

Në vendkalimin kufitar “Aeroporti Ndërkombëtarë-Shkup”, dje në orën 16:30 është arrestuar Xh.S. (69) nga fshati Çajle të Gostivarit, sepse gjatë kontrollit është konstatuar se gjendet në listën e masës “Arrestim”, me kërkesë të stacionit policor në Gostivar, për shkak të kryerjes së veprës penale “sulm seksual ndaj fëmijëve”.

Ai është dorëzuar në stacionin policorë në Gostivar për procedim të mëtejshëm, thonë nga MPB./Telegrafi/