Një person është arrestuar të mërkurën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi dyshohet për armëmbajtje pa leje.
Policia njofton se në valixhen e të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë elektroshokë dhe mbushësit e tyre.
“ANP Adem Jashari 02.11.2022 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në valixhen e tij janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë (6) elektroshok dhe mbushësit e tyre”, thuhet në raportin policor.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/