Të premten në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, policia ka arrestuar një person të dyshuar për “dhënie ose marrje të ryshfetit në lidhje me votimin”.
Sipas raportit të policisë thuhet se pas veprimeve hetimore lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar edhe një person tjetër i dyshuar mashkull kosovar i cili dyshohet se së bashku edhe me persona tjerë ka tentuar të dërgojnë kopje të dokumenteve personale të personave të ndryshëm dhe një listë me emra dhe mbiemra të personave të cilët jetojnë jashtë vendit (votues nga diaspora).
Lidhur me rastin, me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. /Telegrafi/