Telegrafi

Arrestohet një person i kërkuar për vjedhje pylli në Vushtrri

Foto: Ilustrim

Në orët e pasdites së sotme, polica në Vushtrri, ka arrestuar një person për të cilin kishte urdhëresë aktive të lëshuara nga gjykata.

Pas ndalimit dhe verifikimit, mbi bazën e urdhëresës aktive është arrestuar i dyshuari L. T., (23), shtetas kosovar, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë dega në Vushtrri, kishte lëshuar urdhëresën, për tetë raste të veprave penale vjedhje pylli.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit, njofton Policia e Kosovës. /Telegrafi/