Telegrafi

Arrestohet një person, i gjendet një thes me marihuanë 

Policia e Kosovës bëri të ditur se në Mitrovicë gjatë një pikë kontrolli, të martën Njësia për Reagim të Shpejtë ka ndaluar një veturë Golf II, ku gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit në fjalë është gjetur një thes i mbushur me substancë të dyshuar narkotike, të llojit marihuanë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Forenzika rajonale dhe Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Mitrovicë.

Nga Policia është arrestuar personi i dyshuar B.R., 29 vjeçar dhe si dëshmi materiale është konfiskuar paketimi-thesi i mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, ku pesha e përgjithshme rezulton rreth 10 kg e 550 gramë.

Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit B.R., 29 vjeçar i është caktuar masa e ndalimit policor, ndaj të cilit është iniciuar procedurë për vepër penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim